Gjuha shqipe është gjuhë indoevropiane që flitet në Shqipëri, Kosovë, Republikën e Maqedonisë,Serbine jugore dhe nga shqiptarët etnikë në pjesë të tjera të Ballkanit jugor. Gjuha shqipe flitet gjithashtu edhe përgjatë bregdetit lindor të Italisë dhe në Sicili, në jug të Greqisë si dhe në Gjermani, Suedi, Shtetet e Bashkuara, Kanada, Ukrainë dhe Belgjikë. Dy dialektet kryesore të gjuhës shqipe janë Gegë në veri dhe Toskë në jug, të ndara afërsisht nga Lumi Shkumbin. Gegërishtja dhe Toskërishtja janë degëzuar për së paku një mijëvjeçar, dhe format e tyre më pak ekstreme janë ndërsjellash të kuptueshme.